"Na vaksinoni edhe ne, jemi të ekspozuar ndaj Covid-it", Shoqata e Transportit letër Ramës

Aktualitet

"Na vaksinoni edhe ne, jemi të ekspozuar ndaj Covid-it", Shoqata

Shoqata e Transportit Urban i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të kthejnë sytë edhe nga ata për t’i vaksinuar.

Në letrën e dërguar qeverisë, theksohet se ky grup është me risk, pasi është shumë i ekspozuar, prandaj kërkohet vaksinimi.

Ndërkohë që në vend vaksinimi pas mjekëve vijoi me të moshuarit, sot nisën marrjen e dozës kineze gazetarët e terrenit dhe nesër do të vijohet me policinë e shtetit.

Në Shqipëri po injektohen vaksinat e “Pfizer”, AstraZeneca, “Sputnik V” dhe “Sinovac”.

ME TE LEXUARAT