Vrasja e Martin Canit/ Zv.Drejtori i Policisë zbulon detajet: Autori u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, u takua..

Aktualitet
Vrasja e Martin Canit/ Zv.Drejtori i Policisë zbulon detajet: Autori u

Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Idriz Daulle, foli sot në studion e News 24 për vijimësinë e hetimeve lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari në afërsi të shkollës Fan Nolin në Tiranë.

Daulle tha se autori Mario Përlleshi u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, më pas ai takoi një shok të tij, që nuk ishte përfshirë në ngjarje dhe me monopatin shkuan në një qendër shëndetësore.

Më pas nga atje autori shkoi te spitali i Traumës me taksi.
“Nga vendi i ngjarjes autori i dyshuar është larguar në këmbë, ka takuar një shokun e klasës në mos gaboj, të shkollës, por jo i përfshirë ai në ngjarje. Ai ka qenë 100 metra 50 metra larg.

Ai e ka marrë me monopatinë dhe e ka çuara afër një qendre shëndetësore. Këta e kanë parë që plaga donte mjekim tjetër dhe i kanë thënë shko te Trauma. Pas kësaj kur janë larguar nga aty kanë hipur në një taksi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autori ka ikur vetë nga vendi i ngjarjes. Thika e gjetur është e njëjta me atë që u përdor për krimin”, tha zv.Drejtori i Policisë së Tiranës Idriz Daulle.

 

ME TE LEXUARAT