Mutacioni “Mu”/ Sa rrezikohemi? Tomini: Është ende herët për të vlerësuar

Aktualitet

Mutacioni “Mu”/ Sa rrezikohemi? Tomini: Është ende

Një tjetër mutacion i koronavirusit është shfaqur në 39 vende të botës, madje edhe në Greqinë fqinje, për të cilin ka të dhëna paraprake se e anashkalon edhe vaksinën.

Megjithatë, shkencëtarët janë duke e studiuar dhe OBSH e ka vlerësuar si një mutacion të rëndësishëm, i cili duhet hetuar.

Mutacionet e Covid 19 ndodhin te proteina e saj dhe nëse kjo proteinë ndryshon shumë, atëherë ekziston mundësia që te vaksinat të funksionojë pak, është shprehur Paul Griffin, ekspert i sëmundjeve infektive në Australi.

Në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se Mutacioni Mu i koronaviursit apo B1.621 duket se është më rezistent ndaj antitrupave, por ndonëse është shfaqur në 39 shtete, nuk duket të ketë transmetueshmëri të larte sikundër po ndodh me Deltën, që po sundon në mbarë botën.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion