Motori “fluturon” mbi trotuar në Tiranë, plagosen dy kalimtaret

Aktualitet

Motori “fluturon” mbi trotuar në Tiranë, plagosen dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Sipas uniformave blu një shofer 23-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përplasur dy gra në trotuar.

Si pasojë e aksidentit një 63-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

“E. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka hipur mbi trotuar.

Si pasojë ka aksidentuar shtetaset F. Y., 63 vjeçe, dhe L. J, 39 vjeçe. 63-vjeçarja ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion