Moti pritet të përkeqësohet, IGJEO lëshon paralajmërimin për qytetarët: Reshjet e shiut priten..

Aktualitet

Moti pritet të përkeqësohet, IGJEO lëshon

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet e motit në vend përgjatë mesjavës.

Sipas parashikimeve të publikuara nga IGJEUM, pasditja e kësaj të mërkure dhe e enjtja do të shoqërohen me reshje shiu në të gjithë qarqet e vendit, ndërkohë që edhe temperaturat do të shënojnë rënie.

Reshjet:

Sot pasdite, e mërkurë, datë 6 dhe nesër, e enjte, datë 7, priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 21 °C

në vendet e ulëta: 12 / 24 °C

në vendet malore: 8 / 18 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion