Moti i keq shkakton dëme në Elbasan, ngelen pa energji elektrike disa zona

Aktualitet

Moti i keq shkakton dëme në Elbasan, ngelen pa energji elektrike disa

Moti i keq me erë të fortë ka lënë pa energji elektrike disa zona në qarkun e Elbasanit.  Aktualisht njofton OSHEE janë pa energji elektrike 324 abonentë në të gjithë qarkun Elbasan.

Situata më e rënduar  paraqitet në bashkitë Librazhd, Përrenjas, Gramsh.

Nga kushtet atmosferike janë shkaktuar dëme në sektorin energjetik sidomos në zonën e Librazhdit.

Për eliminimin e dëmeve janë në terren prej 48 orësh grupet e punës të cilat po punojnë për riparimin e defekteve.

Janë djegur trasformatorët në disa lagje të fshatrave të Librazhdit nga shkarkimet atmosferike. Gjithashtu në linjat e Tensionit të lartë dhe të mesëm ka pasur raste të rënies së pemëve të cilat kanë shkaktuar dëme  në rrjetin energjitik në fshatrat e Librazhdit: Togëz, Dorëz, Zgosht, Fushë Struden Steblevë, Neshtë, Dranovicë , Orenjë, Librazhd Qendër, Vehçan, Xhyrë, Polis, Sopot.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion