Moti i keq 'pushton' vendin, shi i rrëmbyer dhe erë, vështirësi qarkullimi në këtë aks rrugor
Lajmifundit
/
5 Korrik 2023, 20:16
Aktualitet

Juglindja e vendit është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu. Shiu i rrëmbyer në Qafë-Thanë ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Nga pamjet shihet se uji ka vërshuar në rrugë, duke marrë me vete dhera dhe gurë.
Pritet që punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve të zbresin në terren për të marrë masa dhe për të lehtësuar qarkullimin.
Sugjerohet që drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes në këtë aks rrugor për të shmangur incidentet dhe vështirësitë në lëvizje.


