Moti i keq ne det, në Durrës ndalohet lëvizja e anijeve të peshkimit

Aktualitet

Moti i keq ne det, në Durrës ndalohet lëvizja e anijeve të

Moti i keq ka pezulluar lundrimet në sektorin e peshkimit në Durrës.

Anijet e flotës së peshkimit prej disa ditësh kanë shmangur gjuetinë e peshkut pasi kushtet e motit janë të paqëndrueshme dhe nuk e favorizojnë daljen në det.

Peshkarexhat qëndrojnë të ankoruara në portin e peshkimit në pritje të përmirësimit të motit në det të hapur për të rinisur gjuetinë.

Parashikimet flasin për një qetësim të kushteve atmosferike pas datës 20 maj.

Ndërkohë shpresat e punonjësve të peshkimit janë përqendruar te hapja e vendit dhe kthimi i turistëve këtë sezon, gjë që do të ndikonte edhe në rimëkëmbjen e këtij sektori të cenuar gjithashtu rëndë nga pandemia për shkak të uljes së konsumit të peshkut dhe prodhimeve të detit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion