Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend (PAMJE)

Aktualitet

Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët

E ndërsa Shqipëria prej ditësh po përballet me një mot me temperatura të larta, reshjet e shiut dhe rrebeshe kanë prekur zonën e Belshit dhe të Dumres që prej orës 14:00 të mesditës.

Nga stuhia u paralizua qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve teksa prurjet e mëdha të shiut nuk u përballuan nga koletorët. Gjithashtu dëmtime serioze janë shkaktuar dhe në sektorin agro-bujqësor.

Ndërhyrja e punonjësve të emergjencës për zhbllokimin e rrugëve ishte akoma dhe më e vështirë për shkak të erërave të forta që solli stuhia. Autoritetet lokale i janë drejtuar me një apel qytetarëve për të shmangur lëvizjet dhe për të qëndruar në shtëpi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët

Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion