Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Aktualitet

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme..

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 8 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion