Mot me shi, dy çiklistë humbin kontrollin në dalje të Tunelit të Elbasanit, njëri prej tyre përfundon në spital

Aktualitet

Mot me shi, dy çiklistë humbin kontrollin në dalje të

ELBASAN- Në autostradën Tiranë-Elbasan, sapo del nga tuneli në drejtim të Elbasanit janë rrëzuar dy çiklistë, të cilët dyshohet se kanë humbur kontrollin si pasojë e motit me shi dhe lagështirë.

Njëri nga çiklistët është transportuar në spital, ndërsa çiklisti tjetër ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendin e ngjarje ka mbërritur policia, e cila po bën të gjitha verifikimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT