Mot i kthjellët, parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat

Aktualitet

Mot i kthjellët, parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh

Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët gjatë gjithë paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore Verilindore dhe Juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 38 km/h nga drejtimi kryesisht permanent, Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion