“Mori dënim hyjnor”, familjarët e viktimave gëzohen me vdekjen e Dritan Demiraj

Aktualitet

“Mori dënim hyjnor”, familjarët e viktimave gëzohen

Dritan Demiraj, 39 vjeç, vdiq më 27 Prill në spitalin e Parmës ishte i shtruar në gjendje vegjetative dhe nuk mbante më mend asgjë që kishte ndodhur. Midis 28 shkurtit dhe 1 marsit 2014, ai vrau Silvio Mannina në Santarcangelo di Romagna pasi e torturoi dhe e detyroi të linte një takim me të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi, të cilën gjithashtu e vrau.

Për këto vrasje, Demiraj u dënua me burgim të përjetshëm, por në vitin 2016 u rrah brutalisht nga një tjetër i burgosur në Parma, aty pësoi dëmtim të trurit. Sipas mediave italiane, kishte filluar të sillej si fëmijë dhe kishte humbur kujtesën. Megjithatë pozicioni i familjarëve është i palëkundur.

“Nuk qaj për këtë vdekje. Ti në ferr, im vëlla në parajsë dhe gjithmonë në zemrën time. Të zgjuarit mëngjesin e së dielës me këtë lajm, nuk ka të paguar,”- shkruajti ajo në një postim në Facebook.

Vrasjet e Dritan Demirajt, shqiptarit që në Romagna bënte pastiçierin e që me drejtësinë kishte disa precedentë si shpërndarës droge tronditën mbarë Italinë në atë kohë. Ishin krime të urryeshme. Fillimisht u mësua vrasja e ish-partneres së tij, Lidia Nusdorfi-t. Më pas, u zbulua dhe vrasja e Silvio Manninës.

“Nuk qaj për vdekjen e Dritan Demirajt. Ne, familjarët u ndjemë të braktisur. Një njeri i tillë, që as njeri nuk mund të quhet, pati mundësinë që të kërkonte dëmshpërblim për sulmin që pësoi. Kurse ne jo,“-shton motra e Mannina-s.

Arsyen e shpjegon përfaqësuesi ligjor, Alessandro Buzzoni.

“Demiraj u shpall i paaftë për të kuptuar dhe logjikuar, doli nga burgu dhe përfundoi në spital. Nuk ishte person i pasur ndaj dhe ishte e pamundur që të merrte dëmshpërblim. Sigurisht që ne mendojmë që ky proces është si jetë shënjuar nga fati”, shpjegon avokati Buzzoni.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion