Mot me vranësira, parashikimi për ditën e sotme

Aktualitet

Mot me vranësira, parashikimi për ditën e sotme

Sherbimi Meterologjik ushtarak njoftoi se dtën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite në veri dhe në qendër të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 21°C
në zonat e ulëta 15 deri 27°C
në zonat bregdetare 15 deri 26°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion