Çmontohet rrjeti shqiptar në Spanjë, vodhën 210 mijë euro energji elektrike për “shtëpitë e barit”

Aktualitet

Çmontohet rrjeti shqiptar në Spanjë, vodhën 210 mijë

Policia spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptar që merrej me kultivimin e marihuanës në ambiente të mbyllura, pas një operacioni të gjerë të zhvilluar në provincën e Zaragozës.


Në kuadër të aksionit, janë arrestuar nëntë persona, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar mbi 2 mijë bimë kanabis dhe 20 kilogramë lëndë narkotike gati për treg.

Vetëm energjia elektrike e vjedhur për furnizimin e plantacioneve kap vlerën e 210 mijë eurove, e barasvlershme me konsumin vjetor të mbi 250 familjeve.

Hetimet nisën në shtator 2024 nga Ekipi i Policisë Gjyqësore i Gardës Civile në Casetas, pas dyshimeve për ekzistencën e disa magazinave të përdorura për kultivimin e kanabisit në ambiente të brendshme.

Rrjeti kishte ndërprerë përkohësisht aktivitetin, pasi drejtuesit kryesorë ishin kthyer në Shqipëri, por e rifilloi në fund të verës 2025, duke ripërshtatur magazinat industriale për të rinisur prodhimin e drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion