Mjeku i njohur: Kujdes, letra e aluminit mund t'ju vrasë ngadalë

Aktualitet

Mjeku i njohur: Kujdes, letra e aluminit mund t'ju vrasë ngadalë

Mjeku Ilir Allkja paralajmëron të gjitha amvisat që përdorin në kuzhinë letrat e aluminit t’i mbajnë sa më larg ushqimit për shkak të dëmeve afatgjata që mund të shkaktojnë në sistemin nervor. Në një postim të gjatë në Facebook, mjeku Allkja këshillon që poshtë letrave të aluminit të përdoret letër gatimi për të reduktuar dëmet që mund të kenë në shëndet.

"LETRA E ALUMINIT MUND T'JU VRASË NGADALË

... rrjedhimisht tenxheret e aluminit, tiganët, kontejnerët, lugët, pirunjt etj.

Ne që prej rënies së komunizmit kemi ndryshuar shumë në zakonet e gatimit dhe ushqyerjes.

Letra e aluminit është një aksesor i kudondohur, të cilin në e përdorim si për të ottimizzare gatimin ashtu edhe për ta ambalazhuar atë.

Por cilat janë dëmet që kjo shkakton në organizëm?

1. Enët e aluminit helmojnë sistemin nervor

Alumini është shqyrtuar prej kohësh për rolin e tij të mundshëm si neurotoksikues. Studiuesit thonë se, përderisa alumini nuk ka ndonjë rol fiziologjik në trupin e njeriut, ai ka potencialin të shkaktojë efekte të rëndësishme të dëmshme kur konsumohet. Fleta e aluminit ka potencialin të shkaktojë efekte neurotoksike, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit.

Mbetet gjithashtu fakt që fleta e aluminit nuk është plotësisht inerte; është vertetuar se ushqimi i gatuar ose i përgatitur në të ka nivele të larta të aluminit ndryshe ngase përgatiten në një enë tjetër.

2. Letra e aluminit mund të kontribuojë në sëmundjet të kockave.

Hulumtimet tregojnë se alumini mund të rrisë rrezikun për të zhvilluar sëmundje të kockave. Shkencëtarët thonë se alumini ndikon drejtpërdrejt ose indirekt në prodhimin e osteoblasteve, gjë që ndikon në humbjen e masës së kockave.

3. Letra e aluminit mund të nxisë fibrozën pulmonare.

Përdorimi i letrës së aluminit për të përgatitur, ruajtur ose gatuar ushqimet, mund të rrisë rrezikun për të zhvilluar fibrozë pulmonare, një formë e sëmundjes së mushkërive.

Në thelb, letra e aluminit nuk është inerte. Kur ekspozohet ndaj ushqimeve të caktuara, është treguar se lëshon pjesë të përbërjeve të saj metalike në ushqim, të cilin njerëzit e hanë. Prej këtu, alumini mund të grumbullohet në gjak, muskuj dhe organe dhe të shkaktojë problemet shëndetësore.

Zgjidhja është e thjeshtë:

MBANI LARG ENËT E ALUMINIUT NGA USHQIMI !

Unë vetë kam filluar të përdor enë xhami, gize, porcelani ose qeramike!

Tjetër porosi; mbështillini ushqimet me letër gatimi, është e sigurtë, më pas mund vendosni letrën e aluminit.", shkruan mjeku Allkja. 

 

ME TE LEXUARAT