Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në aksident, familjarët në Lezhë hapin dyert e mortit

Aktualitet

Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në aksident,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën ku babë e bir, mjeku Anton Keçi dhe vajza e tij Bora Keçi, humbën jetën pas një aksidenti në aksin Lezhë-Kakarriq.

Anton Keçi, 53 vjeç ishte mjek, ndërsa e bija, Bora, 19 vjeçe ishte studente e Mjekësisë, ndërsa familjarët kanë hapur sot dyert e mortit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës.

Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit me familjarët, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre.

Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.

Vështirësia për gjetjen e tyre ishte e madhe, pasi kanali ishte thuajse i padukshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion