Mjegulla përfshin Fushën e Maliqit dhe aksin Bulgarec–Petrushë, vështirësi në qarkullim

Aktualitet

Mjegulla përfshin Fushën e Maliqit dhe aksin

Mjegulla ka përfshirë paraditen e sotme një pjesë të Fushës së Maliqit, si edhe aksin nacional Bulgarec–Petrushë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin normal të mjeteve.

Dukshmëria e reduktuar ka sjellë probleme për drejtuesit e automjeteve, ndërsa autoritetet këshillojnë drejtuesit të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Ndërkohë, prania e dendur e mjegullës gjatë këtyre ditëve është kthyer në shqetësim për personat që vuajnë nga problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Mjekët rekomandojnë që këta persona të shmangin lëvizjet, veçanërisht gjatë orëve kur mjegulla është më e pranishme, si dhe të qëndrojnë pranë qendrave të tyre të banimit.

Situata pritet të përmirësohet me rritjen e temperaturave gjatë orëve të mesditës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion