“Mjaft është mjaft” – Qytetari i drejtohet kryeministrit: Populli është më i fortë se ty, i ka ardhur në majë të hundës

Një qytetar, teksa mori fjalën në protestë, iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se populli është më i fortë se ai dhe se do ta largojë nga posti.
Ai akuzoi se Rama dhe Berisha janë bashkë dhe se kanë punuar vetëm për ta shkatërruar vendin, ndërsa iu drejtua me një thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë kudo që janë dhe të dalin në shesh për të rrëzuar Edi Ramën.
“I bëj thirrje çdo njeriu që ti bashkohet kësaj proteste, veçanërisht çdo emigranti që të ngrejë zërin edhe të flasë. Edhe shqiptarët që ndodhen mijëra km larg nuk duhet të heshtin. Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë dhe nuk kanë bërë asgjë të mirë për popullin, kanë vjedhur dhe shkatërruar Shqipërinë.
Ti japim Edi Ramës një afat tre ditor, ose do të dalë përpara popullit dhe tu përgjigjet kërkesave të tyre ose të japë dorëheqje. Nëse nuk reagon brenda tre ditëve, duhet të vazhdojmë.
Edi Rama mos e mbaj veten më të zgjuar edhe më të fortë. Gjithmonë ka më të zgjuar. Në këtë rast është populli më i fortë se ty, i ka ardhur në majë të hundës nga gënjeshtrat e tua që nuk po mbarojnë kurrë.”


