Mitsotakis vjen në Himarë me helikopter ushtarak, pritet me lule! Kush është peshëngritësi i njohur shqiptar që e shoqëron
Lajmifundit
/
22 Dhjetor 2022, 10:46
Aktualitet

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos ka mbërritur në territorin shqiptar me një helikopter ushtarak. Helikopteri u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë.
Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, ndërsa u prit nga disa të rinj me tufa me lule.
“Do flas pas pak, jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha shkurt kryeministri grek për gazetarët.
Më pas Mitsotakis u shoqërua nga Vangjel Dule dhe kreu i Omonias.