Mister në Tropojë, i mituri zhduket pa gjurmë! Dy ditë i humbur, familja kërkon ndihmë për gjetjen

Aktualitet

Mister në Tropojë, i mituri zhduket pa gjurmë! Dy ditë i

Një i mitur rezulton i humbur prej dy ditësh dhe familjarët e tij nuk kanë arritur dot asnjë kontakt apo lokalizim, që të dinë për fatin e tij, teksa janë në ankth.

Të shqetësuar, ata i janë drejtuar Komisariatit Tropojë për denoncim dhe kërkesë për ndihmë, me qëllim gjetjen e 17-vjeçarit.

“Më datë 14 janar kanë kallëzuar familjarët e shtetasit S. Z., 17 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, për largimin e tij nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë vendore.

Nuk jepen detaje për dinamikën e largimit, nëse i riu ka bërë debate në familje apo është larguar me dëshirë në shkaqe e rrethana të paqarta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, teksa gjeneralitetet dhe fotografia e adoleshentit janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe komisariate, me qëllim gjetjen.

Gjithashtu po bëhen përpjekje për gjeolokimin e tij nëpërmjet telefonit apo formave të tjera të komunikimit, si rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion