Mishi brazilian/ AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë iu shit konsumatorit

Aktualitet

Mishi brazilian/ AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë iu

Shqipëria ndaloi importin e mishit të gjedhit të shpendëve nga Brazilit, pas vendimit të BE që e cilëson atë si produkt të pasigurt

Por mishi i importuar nga Brazili nuk është i rrezikshëm vetëm për praninë e antibiotikëve të ndaluar, por edhe për kontaminimin me baktere.

Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë viteve TAB1 2025 identifikuan rreth 14.8 tonë mish pule dhe derri me Salmonelë, ku një pjesë e sasisë e mishit helmues u konsumua nga shqiptarët. Rasti më shqetësues lidhet me një ngarkesë prej 10 mijë e 272 kilogramësh, ose 10.27 tonë fileto pule “Copacol”, ku analizat konstatuan praninë e Salmonella Typhimurium.

Kur inspektorët e AKU-së ndërhynë, 8 mijë e 949 kilogramë, ose rreth 8.95 tonë, u gjetën ende në subjekt dhe u bllokuan. Por 1 mijë e 322 kilogramë, ose rreth 1.32 tonë fileto pule, rezultonin se ishin shitur te konsumatorët. Sasia e bllokuar dhe produktet e kthyera nga tregu u dërguan për asgjësim.

Një tjetër rast u evidentua me mishin e derrit. Në 2025 inspektorët konstatuan 4 mijë e 516 kilogramë, ose rreth 4.52 tonë fileto derri të ngrirë, të kontaminuar me bakterin salmonellë.

Ndryshe nga rasti i mishit të pulës, e gjithë sasia ndodhej ende në magazinën frigoriferike të subjektit dhe nuk ishte shpërndarë në treg. AKU e bllokoi produktin dhe më pas e asgjësoi.
TAB3 Në vitin 2025, AKU raporton se ka marrë 17 mostra mish pule dhe 8 mostra mish derri.

Në këtë listë nuk rezulton asnjë mostër e mishit të gjedhit me origjinë nga Brazili. Kjo ngre pikëpyetje mbi nivelin e kontrollit laboratorik të mishit të gjedhit të importuar nga Brazili,

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion