Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra në 24 orë, situata kritike në disa qarqe

Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra në 24 orë, situata kritike në

Ministria e Mbrojtjes raportoi 18 vatra zjarri në 24 orët e fundit në disa bashki të vendit, ku aktualisht dy mbeten aktive dhe dy të tjera nën vëzhgim.

Në fokus janë zonat e Dibrës, Tiranës, Lezhës dhe Elbasanit, ku zjarret kanë përfshirë pyje dhe zona të banuara.

Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, zjarri ka përfshirë 30 hektarë pyje me pisha. Ndërsa në Rrogozhinë, flakët kanë kërcënuar banesat për shkak të erërave të forta.

Në total janë djegur rreth 79 hektarë, përfshirë edhe një shtëpi në Mirditë. Në terren janë angazhuar 268 forca, 26 zjarrfikëse dhe dy helikopterë.

Situata mbetet problematike për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta.

Autoritetet apelojnë për kujdes ekstrem dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatre zjarri, duke paralajmëruar nivel rreziku të lartë në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat.

ME TE LEXUARAT