Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Kalimi në Thumanë - Kashar do kushtojë më shumë se 2.1 euro

Aktualitet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Kalimi në Thumanë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pranon se kalimi i veturave ne rrugen Thumane-Kashar do te kushtoje me teper se cmimi i deklaruar deri tani prej 2.1 euro.

Ministria ne reagimin e saj flet per nje tarife prej 2.1 euro pa TVSH, nderkohe qe ky dikaster duhet ta dije se pagesa e TVSH-se eshte nje tregues i detyrueshem qe perfshihet ne cmim. 

Ministria njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.

Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion