Ministria e Drejtësisë nis letrat drejt Dubait, kërkon ekstradimin e Durim Bamit

Aktualitet

Ministria e Drejtësisë nis letrat drejt Dubait, kërkon

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar të gjithë dokumentacionet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kërkon ekstradimin e Durim Bamit.

Durim Bami është arrestuar në Dubai më 12 qershor, teksa akuzohet për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".

Brenda një afati të caktuar kohorë Dubai do i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë nëse do të lejojë ekstradimin e Bamit ose jo.

Edhe pse Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Dubain, po shikohen mënyra të tjera ligjore me qëllim ekstradimin e Bamit në vendin tonë.

Kujtojmë që më herët Shqipëria i ka bërë kërkesë ekstradimi Dubait për Eldi Dizdarin, kërkesë e cila u refuzua.

Kush ëshë Durim Bami?

Durim Bamin, një personazh i njohur i krimit në Shqipëri, i shumëkërkuar nga policia shqiptare dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të SPAK në kuadër të mega-operacionit “Revanshi”.

Konkretisht në kuadër të operacionit "Revansh" Durim Bami akuzohet se kishte për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukën dhe Erigers Mihasin. Po ashtu sipas dosjes efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.

SPAK e shpalli sërish Durim Bamin, pasi akuzohet për veprën penale “krijimi i kushteve për krimin” dhe bëhet fjalë për atentatin që iu bë Marklen Hakës në 2019.

ME TE LEXUARAT