“Ministrat i kanë tërhequr ‘veshin’ Spiropalit”/ Deputeti i PS debaton me gazetarin: Opozita nuk na lë të flasim

Aktualitet

“Ministrat i kanë tërhequr ‘veshin’

Deputeti i PS, Petro Koçi ka komentuar situatat e fundit në Kuvend, teksa në një debat me gazetarin Arion Sulo, tregoi çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në debatin e ndodhur në “Top Story”, gazetari u shpreh se disa prej ministrave i kanë “tërhequr veshin” Elisa Spiropalit për arsyen se i ka dhënë më shumë kohë të flasë, një gjë që në një farë mënyre nuk u mohua nga deputeti.

Arion Sulo: Taulant Balla, Belinda Balluku dhe Blendi Klosi e kanë kritikuar zonjën kryetare të Parlamentit shumë fort për anësi të opozitës për seancën përpara tre javëve. I kanë “tërhequr veshin” dhe ti ose ke qënë aty dhe pohoje, ose thuaj që nuk e ke dëgjuar. Kjo ka qenë situata.

Petro Koçi: Sigurisht që kam qenë aty në mbledhjen e grupit…

Arion Sulo: Dhe e kanë akuzuar zotëri. Dhe poshtë, underground është marrëdhënia e saj e afërt me Gazment Bardhin e opozitës, kryetarin e grupit parlamentar…

Petro Koçi: Nuk ka qenë “tërheqje veshi” e askujt…

Arion Sulo: Sepse po lejon të flitet për portin e Durrësit, komisionin hetimor që po përflitet dhe që e bëri dje Berisha publik. Kjo është çështja. Prandaj zonja kryetare e Kuvendit është në atë pozitë.

Petro Koçi: Ke qenë ti apo kam qenë unë aty?! Në mbledhjen e grupit parlamentar u ngrit shqetësimi që nuk respektohet rregullorja për shkak të dhunës së opozitës dhe thanë që nuk është normale që kryetari i grupit parlamentar të PD-së të kalojë disa herë kohën që i jep rregullorja. Kështu që thamë se duhet reaguar.

Arion Sulo: Mos të lejohet më nga kryetarja kjo. T’ia heqin fjalën opozitës.

Petro Koçi: Kjo është banale që thua ti.

Arion Sulo: Jo banale është ajo që thoni ju se opozita fjalën ka.

Petro Koçi: Po mirë, ti e di sa herë s’kam folur unë se ata zotërinjtë dhe zonjat e opozitës kanë bërë lëmsh Parlamentin?!

Arion Sulo: Po në çfarë Parlamenti do flisni ju o Petro, kur juve s’ju vjen kryeministri?!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion