Çmimi i energjisë 8.5 lekë për kilovat/ Rama: Masë e mirëmenduar, të parët në rajon për prodhimin e energjisë solare

Aktualitet

Çmimi i energjisë 8.5 lekë për kilovat/ Rama: Masë e

Kryeministri Edi Rama, me anë të një deklarate për mediat ka komentuar vendimin e marrë sot nga ERE, për të ulur çmimin e energjisë në 8.5 lekë për kilovat.

Rama deklaroi se masa është mirëmenduar. Ai tha se kjo ulje e çmimit të energjisë është në tendencë të kundërt me çmimet në rajon, që vetëm rriten. Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria është e para në rajon për prodhimin e energjisë solare.

Edi Rama: Do të ndajmë me publikun një arritje që është nga domethënëset e qeverisëse sinë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Sot kemi marrë një masë të mirëmenduar për çmimin e energjisë. Këto janë fryte të reformave të ndërmarra.

Ulja e çmimit të energjisë, është në tendencë të kundërt me çmimet në rajon. Kjo ulje e çmimit të energjisë është diskutuar edhe me ekspertë. Shqipëria sot, falë masave që kemi marrë, është prodhues i madh energjie, më i madhi në rajon. Shqipëria 10 përqind të energjisë e merr nga dielli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion