Mijëra paund në parakolpin e furgonit, dalin fotot e shoferit 21-vjeçar, çfarë deklaroi në polici

Aktualitet

Mijëra paund në parakolpin e furgonit, dalin fotot e shoferit

Olsi Sefolli 21-vjeç, banues në Hamalle u arrestua ditën e sotme nga policia pasi në furgonin e mallrave që ai drejtonte gjatë një kontrolli në portin e Durrësit u gjetën 123.460 paund dhe 280 sterlina.

Policia pikasi mjetin që ishte nisur nga Anglia duke e kaluar atë  në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Sasia e parave ishte futur në disa pako dhe çanta të vogla dhe ishin fshehur në pjesën e parakolpit.

Nuk dihet ende destinacioni i parave, ndërsa shoqëria që ka në zotërim furgonin rezulton e regjistruar në Angli në emër të Guxim Sefollit.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar edhe 1 laptop dhe 2 telefona celularë, ndërkohë që ndaj 21 vjeçarit rëndojnë akuzat për pastrim parash, mosdeklarim dhe kontrabandë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion