“Meta u kap te timoni dhe nuk dilte nga makina”, eksperti kriminalistikës tregon për arrestimin: S’ka pas armë

Politikë

“Meta u kap te timoni dhe nuk dilte nga makina”, eksperti

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuco ka folur në lidhje me arrestimin e Ilir Metës, duke u dalë në krahë efektivëve që i vunë prangat ish-presidentit.

Karamuco u shpreh se efektivët nuk kanë pasur armë dhe se janë prezantuar para Metës, por ai menjëherë ka kundërshtuar dhe ka nisur t’i ofendojë.

Ai tregon se kreu i Partisë së Lirisë është kapur te timoni dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti, më pas ka goditur me shkelm makinën.

“Kanë pretenduar është ndjekur gjatë gjithë kohës. Është zgjedhur kur është rënduar trafiku. I është afruar dikush, i ka thënë “policia”.

I kanë thënë që ka një vendim gjykate. Menjëherë Meta ai i ka thënë ju jeni policia e “trafikut”, policia e “Mc Gonigal”.

Më pas është kapur te sodilja dhe timoni që mos dilte. Majde është treguar agresiv dhe ka gjuajtur dhe me shqelma. Ai ka sharë dhe ofenduar vazhdimisht policët. Asnjë nga personat nuk ka pasur kamera. Kamer ka pasur edhe një makinë”, tha ai ndër të tjera për “Top Story”.

ME TE LEXUARAT