“Do e shohim si e kemi zgjedhur Erion Veliajn kryebashkiak”/ Kryemadhi del nga SPAK: Do dalin mesazhit, Ilir Meta donte…

Aktualitet

“Do e shohim si e kemi zgjedhur Erion Veliajn kryebashkiak”/

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka lënë ambientet e GJKKO ku u paraqit për seancën paraprake. Kryemadhi foli për mediat, nga ku mohoi sërish akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme.

Ajo u shpreh se në 240 faqe akuzë pjesa më e madhe janë fokusuar te ajo, dhe vetëm 35 faqe janë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.

“Në 240 faqe akuzë që janë paraqitur 35 janë për CEZ-DIA-n për Ilir Metën dhe gjithë pjesa tjetër është e detajuar dhe është fokusuar te unë”, tha Kryemadhi, raporton A2CNN.

Gjatë hyrjes në Prokurorinë e Posaçme ish-kryetarja e LSI-së tha se po ikën “drejt një beteje ligjore shumë domethënëse”, duke mos i kursyer batutat me gazetarët.

Kryemadhi shtoi se “është shumë e lumtur” se ekspertiza e prokurorisë do të shohë mesazhet e saj me Edi Ramën në vitin 2014”.

“Do i shohim të gjitha, ose si kemi zgjedhur Erion Veilajn kryetar bashkie, ja kemi futur Ilir Metës se donte Blendi Klosin, unë desha Erion Veliajn”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion