Mesazhet në Sky dhe Ecc, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e të burgosurve, por lë të hapur diskutimin nëse janë “prova”

Aktualitet

Mesazhet në Sky dhe Ecc, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e

Gjykata e Strasburgut ka publikuar një vendim të fundit në lidhje me bisedat e Sky dhe Enchrochat por verdikti përfundimtar duket se nuk i jep fund diskutimit nëse mesazhet ne këto platforma të koduara do të cilësohen përfundimisht si prova gjyqësore.

Kjo pasi gjykata, nuk është shprehur në mënyrë direkte nëse mesazhet dhe të dhënat e shkarkuara nga Sky dhe Enchro kanë vlerën e provës.

Mesazhet në Sky dhe Ecc, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e
Foto e vendimit te Strasburgut

Vendimi i datës 24 shtator 2024, bën fjalë për aplikimet nr. 44715/20 dhe 47930/21 të shtetasve me iniciale A.L kundër Francës dhe E.J të bugosur ne Britani, cilët kanë ngritur padi kundër Francës.

Në fakt, të dy aplikuesit, sipas kronologjisë që jep gjykata, janë akuzuar për trafk droge në Britaninë e Madhe, bazuar në provat e mbledhura nga policia britanike përfshirë edhe mesazhete  dërguara atje nga Franca.

Autoritetet britanike i kishin kërkuar komunikimet e të dyshuarve në Sky dhe Enchrochat me anë të letërporosive që sipas gjykatës, janë ekzekutuar në rregull nga autoritetet franceze.

Pikërisht këtë kalim të dhënash nga Franca në Britani kishin paditur si të parregullt dy aplikuesit, të cilëve gjykata e Strasburgut jua ka rrëzuar ankimin.

Gjykata e të drejtave të njeriut, merret gjatë duke diskutuar pretendimin e paditësve nëse provat e marra në Francë, ku aitoritetet endase kishin kompetencën territoriale, vlenin për tu përdorur në Britani. Në analizë të kësaj, Strasburgu thekson se mbledhja e të dhënave është bërë nga autoritetet franceze në territorin e tyre të kompetencës dhe më pas transferimi i tyre në Britani, është kryer sipas procedurave të rregullta gjyqësore.

Pika tjetër e padisë, është rregullsia e marrjes së të dhënave nga autoritetet franceze prej platformave të koduara, por edhe në këë rast Gjykata e Strasburgut nuk ka dhënë vlerësim direkt nëse mesazhet dhe të dhënat e marra nga platformat e koduara, duhet të njihen si prova.

Shkak për faktin se Strasburgu nuk ka dhënë një vlerësim për thelbin e cështjes, sipas vendimit, është fakti se dy paditësit, nuk kanë shfrytëzuar të gjitha hapësirat ligjore e proceduriale në gjykatat më të ulëta ku kanë pasur mundësi që ta paraqesin cështjen.

PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NJËZËRI,

1.   Vendos të bashkohet me kërkesat ; 

2.   I shpall kërkesat të papranueshme.

Shpallur në frëngjisht, më pas komunikuar me shkrim më 17 tetor 2024.

Sic del nga tërësia e vendimit, gjykata e Strasburgut ka rërzuar padinë e dy personave ankues ndaj shtetit të Francës për cështjen Sky dhe Enchrochat, jo se i njeh mesazhet si prova, pasi në verdiktin e saj gjykata nuk ka dhënë një vlerësim përfundimtar.

Madje në subjektin e vendimit, Strasburgu thekson se të dhënat janë marrë nga oficerët e policisë nën mbikqyrjen e rregullt të prokurorëve e gjykatësve që kontrollojne hetimet.

Në asnjë rast, gjykata e Strasburgut nuk thotë se provat e marra në Sky dhe Enchrochat janë të pavlefshme.

Vendimi në fjalë ka rëndësi edhe për Shqipërinë, pasi aktualisht SPAK ka në hetim tri mega dosjet, Metamorfoza 1, 2 dhe 3, të cilat janë ndërtuar mbi bazën e të dhënave të ardhura nga Franca dhe Belgjika, për shtetasit shqiptarë përdorues të platformave të koduara.

Së fundi, të arestuarit e dosjes Metamorfoza 1, kanë inicuar një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër Sky dhe Ec, cka po shikohet si një strategji për shkatërrimin e cështjeve në hetim nga SPAK, megjithëse, prokuroria shqiptare vec mesazheve të ardhura përmes rrjetit të Europolit, i ka ndërtuar këto cështje edhe mbi bazën e provave të tjera shtesë të mbledhura në vend.  /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT