Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i Posaçëm shton dënimet për 7 të akuzuarit

Aktualitet

Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtoi dënimet për 7 të akuzuarit e akuzuar për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mes të akuzuarve janë Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika dhe Kujtim Xhaja.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar), më datë 02.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 42 akti, datë 12.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e ankuesve/të pandehurve S.G., A.L., E.P., V.Z., A.R., kundër vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N. akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 259, pg. 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N. akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit L.B.), parashikuar nga neni 259, pg. 1 i Kodit Penal në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

1.3 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

1.4 Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit A.N. me vendimin nr. 11, datë 17.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

1.5 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit A.N. nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

1.6 Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit A.N. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit L.B.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 3 dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit R.O.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit N.S.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit O.M.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit A.K.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.6 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri E.P. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 vite e 6 muaj burgim.

2.7 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

2.8 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 16.02.2023 dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit E.B.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

3.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit S.L.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

3.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri A.L. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.

3.3 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.

3.4 Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit A.L. me vendimin nr. 12, datë 16.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

3.5 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit A.L. nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit L.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

4.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit L.B. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

4.3 Urdhërohet i pandehuri L.B. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

4.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri L.B., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.S. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

5.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

5.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit E.S. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

5.3 Urdhërohet i pandehuri E.S. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

5.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri E.S., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin e tij, R.O.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit N.S.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.3 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri R.O. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.4 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit R.O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

6.5 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit R.O. për një periudhë kohe prej 2 vite me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.T. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

7.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

7.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit S.T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

7.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

7.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri S.T., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

8. Deklarimin fajtore të të pandehurës B.D. (Z.) për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

8.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurës B.D. (Z.) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

8.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurës B.D. (Z.) duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 80 orësh.

8.3 Urdhërohet e pandehura të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.

8.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga e pandehura B.D. (Z.), duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të saj si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

9.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.C. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

9.2 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 01.12.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri E.C. do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

10.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

10.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit S.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

11.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

11.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

12.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

12.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit E.B. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

13.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.Sh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

13.2 Llogaritja e dënimit fillon data e ekzekutimit të dënimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri A.Sh. do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.R. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

14.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

14.2 Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

15. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

15.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit I.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

15.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit I.T. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

16.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit N.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

16.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit N.S. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

16.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

16.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri N.S., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

17. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

17.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit G.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

17.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimi

ME TE LEXUARAT