Zjarr në një pallat 12 katësh në Lushnje pranë shëtitores, detajet e para

Aktualitet

Zjarr në një pallat 12 katësh në Lushnje pranë

Një zjarr është shënuar mbrëmjen e sotme në një pallat 12-katësh në shëtitoren e palmave, një prej zonave më të populluara të qytetit të Lushnjes.

Dyshohet se shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një përcjellës i kondicionerit, i cili ka marrë flakë.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të godinës. Grupi hetimor i policisë së shtetit po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Situata është normalizuar brenda pak minutash, ndërsa specialistët e OSSHE pritet të ndërhyjnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion