Mendova se më kapën plumbat’, zbardhet dëshmia e shoqëruesit në makinë të Bledar Birçajt

Aktualitet

Mendova se më kapën plumbat’, zbardhet dëshmia e

VLORË- ‘Jam i tronditur, mendova se më kapën plumbat’, kjo është një pjesë e dëshmisë së shoqëruesit të Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua mesditën e djeshme në Vlorë nga një atentat i mirëorganizuar. Shoqëruesi i Birçajt ishte ulur në vendin e parë në makinën, ku u vra me breshëri plumbash 38-vjeçari, dhe shpëtoi mrekullisht pa u lënduar.

Mësohet se ai ka deklaruar se ka parë disa persona të maskuar të cilët nuk i ka njohur, ndërkohë që ka shtuar se ishte shumë i tronditur nga ajo që ndodhi.

‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat.’- mësohet të ketë thënë shoqëruesi i Bledar Birçajt.

Policia ka shoqëruar më shumë se 15 persona të cilët janë marrë në pyetje që prej ditës së djeshme.

Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 30 gëzhoja. Makina autorëve mund të jetë strehuar edhe ndonjë garazh pasi nuk ka asnjë gjurmë deri tani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion