“Memaliaj nuk preket!”/ Kundër bashkimit me Tepelenën, banorët dalin në protestë dhe bllokojnë aksin kryesor

Aktualitet

“Memaliaj nuk preket!”/ Kundër bashkimit me Tepelenën,

“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që lidh Memaliajn me qytetet e tjera, në shenjë proteste kundër bashkimit të Memaliajt me Tepelenën.

Banorët zgjodhën të bllokojnë aksin në pritje të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Gjirokastër për një takim lidhur me reformën territoriale. Por tentativa e tyre dështoi, pasi Rama ishte larguar me helikopter!

Ata kundërshtojnë çdo ndryshim që, sipas tyre, do t’i bashkonte Memaliajn me Tepelenën dhe kërkojnë që qyteti të ruajë identitetin dhe njësinë e tij administrative.

Me pankartat “Mos e prek Memaliajn!”, banorët kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet përpara se të merren vendime për hartën e re territoriale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion