Megaoperacioni i SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Aktualitet

Megaoperacioni i SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit

Detaje të reja kanë dalë nga megaoperacioni i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, i cili ka në fokus goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Sipas gazetares Klodiana Lala, mes personave të arrestuar është edhe Orgest Birçaj, i njohur si pronar i kompanisë së automjeteve luksoze “Top Seven”.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se SPAK ka nisur procedurat për sekuestrimin e automjeteve në pronësi të kompanisë, pasi dyshohet se ato lidhen me veprimtari të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 20 masa sigurie, një pjesë e të cilave janë ekzekutuar, ndërsa aksioni vijon ende në disa zona të vendit./ Panorama

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion