“Nuk meritoj të jetoj!”/ I dehur në timon vrau dy fëmijë, dëshmia e autorit: Jam i tronditur, nuk mbaj mend asgjë!

Aktualitet

“Nuk meritoj të jetoj!”/ I dehur në timon vrau dy

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj.” – kështu e ka nisur dëshminë e tij para policisë autori që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës. Dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës. Nikollë Rradaçi, 57 vjeç, është marrë dy herë në pyetje, pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, por edhe nën efektin e alkoolit.

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,” – mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.

“Nuk meritoj të jetoj!”/ I dehur në timon vrau dy

Nikollë Rradaçi është një person që ishte bërë shqetësim për banorët e zonës, të cilët disa herë ishin ankuar edhe në polici për shkak se ai ecte me shpejtësi të lartë në rrugët e lagjes dhe në gjendje të dehur në timon.

Vetëm një ditë më parë, një banor tha për Mediat se kishte shpëtuar për mrekulli bashkë me nipin 7-vjeçar, pasi Nikolla për pak desh i kishte përplasur me makinën në rrugë.

57-vjeçari ishte ndëshkuar disa herë nga policia; në dy raste i ishte hequr edhe leja e drejtimit, pasi ishte kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në një farë mënyre, aksidenti tragjik që ndodhi sot ishte një ngjarje e paralajmëruar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion