“Më vjen keq për sakrificën që kam bërë në rini”/ E moshuara në protestë: Ju dhuroi një lëmoshë 50 mijë lek, çohuni

Aktualitet

“Më vjen keq për sakrificën që kam bërë

Vijoi edhe sot në ditën e 37-të protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.

Një zonjë e moshuar u shpreh se Rama edhe blen votat, edhe krenohet me votat e vjedhura, gjë e cila është turp. Më pas i bëri thirrje të gjithë të moshuarve që të ngrihen sepse Rama i dhuroi vetëm një lëmoshë 50 mijë lek bonus.

E moshuara: Unë jam një te mosha e vjetër, kemi rindërtuar Shqipërinë.

Është brezi që duhet të ngrihet. U shkatërrua Shqipëria. Ky që thotë votat, më kanë dhënë kaq, i ka vjedhur. Kam qenë vëzhgues në kohën e monizmit.

Kemi qenë në votime, 1 s’ka votuar, e internuan të nesërmen. Por jo ti blesh edhe të krenohesh. Është turp.

Çohuni more pleq. I dhuroi një lëmoshë. Nuk jam keq ekonomikisht. Por më vjen keq për sakrificën që kam bërë në rini. Kemi punuar, të çohemi sa s’është vonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion