Me sirena policie ndezur, 6 persona të armatosur në Milot ndjekin nga pas 27-vjeçarin nga Kosova

Aktualitet

Me sirena policie ndezur, 6 persona të armatosur në Milot ndjekin nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot. 6 persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me fenolinë policie kanë grabitur një shtetas nga Kosova duke i grabitur atij automjetin “Audi Q7” me targa 04-599 FO.

Meriton Ahmetaj, 27 vjeç, nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka rënë viktimë e grabitësve. Ai   ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi,  kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me fenolinë policie i janë venë në ndjekje.

Drejtuesi i automjetit ka kujtuar se janë punonjës policie dhe ka ulur shpejtësinë në 60 km/h. Ndërkohë që kur ka vënë re se automjeti me fenolinë policie po i qëndronte prapa, ai ka rrit shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht. Në këtë moment njëra prej automjeteve e ka parakaluar audin Q7 me të cilën udhëtonte shtetasi nga Kosova duke i bllokuar rrugën, ndërkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa. Personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorëzojë automjetin, përndryshe do t’a vrisnin.

Drejtuesi i automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorëzuar automjetin grabitësve. Viktima ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur që të kapin apo identifikojnë autorë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion