Me këngë e kostume tradicionale, Arbëreshët nisin festimet në Tiranë për 112 vjetorin e Pavarësisë

Aktualitet

Me këngë e kostume tradicionale, Arbëreshët nisin festimet

Kryeqyteti shqiptar feston sot 112-vjetorin e pavarësisë.

Në mesditë, duke nisur nga ora 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohet “Parada e Shqiptarëve”, ku Tirana pritet të vishet e gjitha kuq e zi.

Të pranishëm në paradë pritet të jenë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip.

Në paradë do të jenë të pranishme përfaqësues nga 150 qytete, ndërsa llogariten mbi 10 000 të pranishëm.

Ndërkohë Arbëreshët kanë nisur festimet në Tiranë me këngë dhe të veshur me kostume tradicionale. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion