Me armë zjarri duke vrapuar, publikohen pamjet kur atentatori i Trump kalon kordonin e sigurisë

Aktualitet

Me armë zjarri duke vrapuar, publikohen pamjet kur atentatori i Trump kalon

Autoritetet amerikane kanë publikuar një video nga momenti i sulmit gjatë darkës së Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ku personi i armatosur dyshohet se u përpoq t’i afrohej Presidentit amerikan duke qëlluar me armë zjarri.

Sipas prokurorëve federalë, i dyshuari, Cole Allen, tentoi të depërtonte në zonën ku ndodhej presidenti, ndërsa mbante me vete një armë. Videoja e publikuar tregon momentin kur ai kalon përmes sigurisë dhe hap zjarr ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret amerikan, duke shkaktuar panik në sallën e eventit, që u zhvillua në Ëashington Hilton.

Prokurorja federale Jeanine Pirro deklaroi se autori qëlloi të paktën një herë me pushkë gjahu, ndërsa një agjent i Shërbimit Sekret iu përgjigj me pesë të shtëna. Agjenti i plagosur mbijetoi falë jelekut antiplumb.

31-vjeçari Allen u paraqit në gjykatën federale të enjten, ku pranoi të qëndrojë në paraburgim deri në zhvillimin e gjyqit, ndërsa nuk i ka mohuar akuzat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion