Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, ai u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”. Pas kontrolleve u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe disa fishekë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi:

U kap në flagrancë me armë zjarri automatik, vihet në pranga 44-vjeçari, në Vlorë.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar Strike 23”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion