Me 3 kg kanabis në makinë, policia arreston dy të rinjtë

Aktualitet

Me 3 kg kanabis në makinë, policia arreston dy të rinjtë

Operacioni “Zalli” ka vënë në pranga shtetasit M.B, 30 vjeç dhe S.R, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas bluve, gjatë operacionit janë sekuestruar 3 kg 100 lëndë të dyshuara narkotike kanabis.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar "Zalli".  Sekuestrohen rreth 3 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, arrestohen dy shtetas.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Zalli". 

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit M. B., 30 vjeç, dhe S. R., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Babrru, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit M. B., gjetën lëndën e dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion