Mbreti Charles III ndan efektet anësore të trajtimit të kancerit

Aktualitet

Mbreti Charles III ndan efektet anësore të trajtimit të kancerit
Mbreti Charles është treguar mjaft i rezervuar në lidhje me shëndetin e tij në muajt pasi ndau diagnozën e kancerit, lloji i të cilit nuk është bërë me dije.

Megjithatë, gjatë vizitës së fundit më 13 maj, në ‘Army Flying Museum’ në Middle Wallop, Hampshire, u shpreh se ka humbur ndjenjën e shijes.

Gjatë një bisede, veterani i Ushtrisë Britanike, Aaron Mapplebeck, i tha monarkut se kishte humbur ndjenjën e shijes gjatë trajtimit të kancerit vitin e kaluar. Mandej, Charles, konfirmoi se edhe ai kishte humbur ndjenjën e shijes gjatë trajtimit, ndonëse nuk tregoi nëse efektet ishin të përkohshme.

Vizita në ‘Army Flying Museum’ erdhi pas rikthimit të Mbretit Charles në detyrat publike. Ky eveniment shërbeu gjithashtu si një mundësi për ta shpallur Mbretin Charles si drejtuesin e ri të Cancer Research UK, një pozicion që po merr pas vdekjes së Elizabeth II.

ME TE LEXUARAT