Mbi 30 vjet burg në Itali, kush është shijaksi "i fortë" që bëri për spital të riun dhe qëlloi me armë në lokal

Aktualitet

Mbi 30 vjet burg në Itali, kush është shijaksi "i

Policia e Shijakut ka arrestuar gjatë ditës së djeshme Astrit Keçin, i cili bashkë me disa të afërm ka rrahur një person tjetër duke qëlluar më pas edhe në ajër me armë zjarri.

Policia bën me dije se krahas arrestimit të Astrit Keçit u shpallën në kërkim Xhulio Keçi dhe  Kleart Keçi, pasi kanë goditur fillimisht Denis Gjecin me grushte dhe sende të forta dhe më pas qëlluan me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike.

Astrit Keçi është një personazh mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe italiane, pasi u arrestua në vitin 2018 në një operacion të bujshëm nga Forcat Speciale me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin me 30 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

Pavarësisht kësaj, ai gjendej i lirë në qytet duke marrë pjesë edhe në ngjarjen e mësipërmë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion