Mbi 11 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet menaxheri i firmës dhe një punonjës

Aktualitet

 

Mbi 11 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet menaxheri i
Foto ilustruese

 

Në lidhje me sasinë e kapur të lëndës narkotike këtë të martë në Durrës është arrestuar Barjon Gumeni, menaxheri i firmës dhe një punonjës tjetër me emrin Jurgen Osmani.

Ndërkohë Gumeni rezulton të jetë vëllai i pronarit të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti.

Burime bëjnë me dije se sasia e drogës së kapur në portin e Durrësit sot është 11 kg e 650 gram kokainë, e cila ka qenë e vendosur në impiantin e kondicionerit, ndërkohë që ishte ambalazhuar në 14 pako.

Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion