Mbante armë pa leje, arrestohet 38-vjeçari në Berat, dyshohet për vjedhje të ndodhur një muaj më parë

Aktualitet

Mbante armë pa leje, arrestohet 38-vjeçari në Berat, dyshohet

Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar, pasi iu gjetën në shtëpi një automatic pa leje, gjithashtu 7 fishekë dhe një krehër. Sipas policisë, i riu dyshohet për vjedhjen e një shume të mëdha parash në një karburant, ngjarje që ka ndodhur me 22 prill të këtij viti

“Berat/ Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje. Nga hetimet paraprake ky shtetas dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas, në fshatin Kutalli, Dimal, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. B.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë. Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi M. B., 38 vjeç, është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion