Masiv i madh dherash bie mbi pallat në Kodër Currila. Evakuuohen banorët. Ndërtuesi: Duhet studim gjeologjik...

Aktualitet

Masiv i madh dherash bie mbi pallat në Kodër Currila. Evakuuohen

Masiv i madh dherash i shkëputur nga Kodër - Currila në qytetin bregdetar të Durrësit ka shkaktuar dëme të shumta duke rrezikur edhe jetët e qytetarëve. Muri anësor i katit të parë të një pallati është shembur ndërsa dëmet më të mëdha i ka pësuar një restorant peshku.

Banorët janë evakuuar përkohësisht deri në normalizimin e situatës. Kodër Currila ka përbërje argjilore, ndaj rrëshqitja e dherave nuk është fenomen i pa ndeshur më parë.

Ndërtuesi i pallatit thotë se duhet një studim i plotë gjeologjik për të shmangur rrezikun e shembjes së objektit.

"Zona është pa energji elektrike, banorët s'kanë hyrë akoma në shtëpitë e tyre. Emergjencat Civile duhet të ndërhyjnë. Presim të vijnë inxhinierët."

"Kjo ka nisur që në 2019, kur ka rënë tërmeti. Mbrëmë në orën 3 dëgjuam kërcitje, pamë se kishte rënë kodra. Ndenjëm në makina, s'jemi kthyer akoma. Jemi me duart lart nga Zoti, të shohim tani."

Të pyetur nga gazetarët, banorët shprehen se shumë banorë janë larguar ndër vite.

"Ke të bësh me malin, çfarë të bësh. Vit për vit kjo punë. Janë larguar banorët, ka rrezik të vazhdojnë rrëshqitjet."

Masiv i madh dherash bie mbi pallat në Kodër Currila. Evakuuohen

Në terren ndodhen të gjitha strukturat shtetërore, të cilat po punojnë për vlerësimin e situatës, evidentimin e dëmeve dhe marrjen e masave për sigurimin e zonës dhe stabilizimin e masivit të dheut.

 

 

ME TE LEXUARAT