Masat anti-COVID, BE penalizon tri shtete të Ballkanit, i fut në listën e zezë

Aktualitet

Masat anti-COVID, BE penalizon tri shtete të Ballkanit, i fut në

BE ka perditesuar listen e vendeve te pasigurta nga COVID-19. 

Vendimi i Këshillit te ministrave të Bashkimit Evropian qe përditësoi listën e vendeve, rajoneve të veçanta administrative dhe autoriteteve territoriale për të cilat kufizimet e përkohshme të udhëtimeve jo thelbësore drejt BE-së duhet të hiqen, eshte marre diten e sotme.

Në veçanti, Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hoqën nga lista.

Sipas vendimit, udhëtimet jo thelbësore në BE nga vendet ose entitetet që nuk janë të listuara në listën e rishikuar i nënshtrohen një kufizimi të përkohshëm të udhëtimit.

Kjo nuk pengon mundësinë që shtetet anëtare të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore në BE për udhëtarët plotësisht të vaksinuar.

Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet rregullisht dhe, sipas rastit, të përditësohet, citon tv abc.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion