Masakroi gruan me thikë në oborrin e magazinës në Bubq, arrestohet në spital kameramani

Aktualitet

Masakroi gruan me thikë në oborrin e magazinës në Bubq,

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë.

Ngjarja

Në afërsi të një magazine në Bubq, në oborrin e stallave 51-vjeçari Artan Ismalaja ka qëlluar me thikë në automjetin e tij tip “Ford” bashkëshorten, duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekjen e menjëhershme.

Në gjendje të rënduar psikologjike, kameramani 51-vjeçar ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, pasi ka goditur veten me thikë. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autori është duke marrë trajtim në spital.

Çifti jetonte në Tiranë në Tiranë dhe zotëronin një biznes kamerash dhe kompjuterësh. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion